Negociatat me grekët/ Bushati i kërkoi Plotfuqishmëri, Presidenti Meta ka 3 kërkesa

0
314

Pas kërkesës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për dhënien e plotfuqishmërisë për nisjen e negociatave me Greqinë, nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, zbulohen detaje te reja.

Sipas burimeve, Presidenti Meta ka 3 “kushte” për dhënien e plotfuqishmërisë. Meta kërkon sipas “faxnews” një anëtarë në grupin negociator mes Shqipërisë dhe Greqisë. Presidenti kërkon gjithashtu një pjesëmarrje dhe nga opozita në negociata.

Kushti i tretë i Presidentit të Republikës për dhënien e plotfuqishmërisë lidhet me marrëveshjen, ku Meta kërkon që marrëveshja të firmoset nga ai vetë. Kjo edhe për të pasur sa më shumë transparencë për çështjen

Në kuadër të këtij akti, Presidenti po konsultohet gjerësisht me ish-presidentët e mëparshëm. Ditën e sotme ai ka takuar ish-Presidentit Bujar Nishani, ish-Presidentin Topi, ndërkohë që mësohet se nesër ai do të zhvillojë një takim kokë më kokë dhe me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here