Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës, arrestime në Shqipëri, Itali e Spanjë, 31 të ndaluar

0
252

Pas një hetimi më shumë se 1 vjeçar policia italiane ka shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të drogave që niste në Shqipëri dhe përfundonte në Itali. Bëhet fjalë për trafikun e kokainës dhe hashashit.

Sipas policisë italiane, në operacionin e mëngjesit të sotëm, ka pasur arrestime në Romë dhe qytete të tjera, por edhe në Shqipëri. Deri më tani nga policia jonë nuk ka informacione. Gjatë aksionit policor janë ndaluar 31 persona, shumica shqiptarë, ndërsa në pranga janë vënë 12 prej tyre.

Në operacionin e ditës së sotme, policia ka sekuestruar 4 kilogramë kokainë të pastër në 92 %. Kokainën grupi mësohet se e merrte nga Spanja dhe Holanda. Ndërsa hashashin e merrte nga Shqipëria.

Transportin e lëndëve narkotike, grupi e realizonte me anë të të rinjve të cilët nuk kishin të kaluar kriminale. Ata përdoreshin vetëm njëherë dhe më pas nuk kontaktoheshin më. Më pas droga hidhej në tregun e Romës, Frosinone, Viterbo dhe në provincën e Foggias.

Nga hetimet policia tha se, grupit i është kapur 4.640 kilogramë kokainë dhe 1050 kilogramë hashash. Policia ka sekuestruar edhe shumën prej 36.860 eurosh kesh, para të ardhura nga shitja e drogës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Operacioni “NADIR”

Sot, më datë 15 shkurt 2018, Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion ndërkombëtar antidrogë të koduar “NADIR”. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Policinë italiane dhe Karabinierinë e Kompanisë Roma Centro. Grupi kriminal ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë të angazhuar në trafikun e lëndëve narkotike të llojit kokainë e importuar nga Spanja dhe Holanda për ta tregtuar në sheshet kryesore të zonës së Lacios dhe Pulias.

Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë italiane Zyrën Interforcë, prezente në Shqipëri dhe me kolegët e Karabinierisë në Romë, nëpërmjet kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy Policive ka bërë të mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie me akuza të trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 4 kilogramë Kokainë e pastër, 1 kg hashish dhe 36 mijë euro ‘cash’.

Ky grup kriminal trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine të pastër, e cila transportohej nga korrierë të përzgjedhur, mes të cilëve të rinj pa precedentë penalë. Droga më pas tregtohej në zonat e Romës, Frozinones e në Foxha.

Hetimi i përbashkët ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shtetasve shqiptarë, 1 italian dhe 1 rumune rezidentë në Itali dhe në Shqipëri i një shtetasi shqiptar Mario Ç, 38 vjeç, nga Lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Dy organizatat policore janë duke punuar intensivisht për kapjen e elementëve të tjerë të përfshirë në trafik dhe për shkak të sekretit hetimor nuk bëjmë me dije të tjera informacione. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në goditjen e grupeve kriminale si brenda ashtu edhe jashtë vendit duke u mbështetur nga partnerët e saj dhe duke dhënë siguri në një bashkëpunim të besueshëm dhe të suksesshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here