Lubonja: Moslejimi i Llallës në SHBA, skandal politik

0
209

Fatos Lubonja duke folur për moslejimin e Adriatik Llallës në SHBA e ka cilësuar si një ‘skandal politik’.

Fatos Lubonja duke folur për moslejimin e Adriatik Llallës në SHBA e ka cilësuar si një ‘skandal politik’.

Jo gjithçka që vjen e gatshme nga amerikanët domosdo është e padiskuteshme. Lubonja në fjalën e tij ka kundërshtuar edhe vettingun për rastin Llalla dhe për këtë ai ka thënë se nëse dikush ka bërë korrupsion ‘pse duhet vettingu për të zbuluar atë‘.

Më tej në “Studio e Hapur” Lubonja nuk e ka cilësuar Lllallën si një peshk të madh pasi sipas tij lista ka persona të tjerë dhe procesi i moslejimit të Llallës në SHBA është politik, sepse për këtë gjë nuk ka prova, dhë në Shqipëri mund të ndodhë që një ambasaodr të akuzojë një prokuror të Republikës.

Kemi të bëjme me një skandal politik. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një ambasador të akuzojë një prokuror të Republikës. Nxirr provat”- është shprehur Lubonja.

Mos publikimi i provave mund të nënkuptojë diçka personale midis sih-prokurorit dhe ambasadorit. Në mes të kësaj ka diçka e cila po fyen Shqipërinë dhe dinjitetin e të gjithëve.

Ose nëse e ke nga shërbimet nxirr provat ose mbetet personale. Nuk shkon por ne jemi të obsesionuar se po e tha Amerika e tha Zoti. Është një gjë që mban erë të keqe për mua. Është fyese për Shqipërinë, për dinjitetin e të gjithëve, cilido qoftë ai.”- komentoi Lubonja.

Lubonja nuk e ka cilësuar Lllallën si një peshk të madh

 

Komenti i plotëFatos Lubonjës:

Ka pasur anomali që po e thanë amerikanët është e padiskutueshme. Në qoftë se një njeri ka bërë korrupsion pse na nevojitet vettingu për të zbuluar korrupsionin.

Ne s’qenkemi të zot të arrestojmë njerëz për korrupsion dhe vjen ambasadori amerikan thotë të bëhet vetting. Lidhur me Llallën, këtu ka një çështje konkretisht.

Pyetja që bëtë ju a do të ketë të tjerë në listë, patjetër që do të ketë. Nuk është Llalla peshku më i madh. Kemi të bëjme me një skandal politik.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një ambasador të akuzojë një prokuror të Republikës. Nxirr provat.

Është skandal sepse nuk ke provë. Ose nëse e ke nga shërbimet nxirr provat ose mbetet personale. Nuk shkon por ne jemi të obsesionuar se po e tha Amerika e tha Zoti.

Është një gjë që mban erë të keqe për mua. Është fyese për Shqipërinë, për dinjitetin e të gjithëve, cilido qoftë ai

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here