Përplasjet/ Rama dorëzohet dhe vendos mbajtjen e zgjedhjeve në degën e PS në Kukës

0
246

Dega e Partisë Socialiste në Kukës do të përfshihet nga zgjedhjet, të cilat do të zhvillohen mes marsit dhe majit.

Vendimi është marrë nga Kryesia e PS-së, pas përplasjeve që janë regjistruar në ditët e fundit mes anëtarëve të strukturave drejtuese atje. Gjithccka nisi pas zëvendësimit të Mimi Kodhelit me Safet Gjicin, i cili është deleguar në këtë qark, por që kundërshtohet nga një pjesë e anëtarëve të kryesisë, asamblesë dhe organizatave socialiste.

“Morëm vendim të rivlerësojmë të gjithë procesin zgjedhor pas problemeve organizative. Nga marsi në maj do bëjmë zgjedhje”, tha Ilir Beqaj, në një prononcim për mediat.

Gjithashtu Kryesia e PS-së ka vendosur se do të ketë zgjedhje në disa degë të bashkive të vendit, ndërsa në degën e PS Kukës, procesi do nisë edhe njëherë nga fillimi.

Nuk dihet nëse Kryesia e PS-së ka marrë ndonjë vendim për përjashtimin e Astrit cengut dhe Ylber Durakut, të cilët drejtuan të gjithë protestën e socialistëve në Kukës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here