Italiani që mund të fundosë Saimir Tahirin, ja zhvillimet e fundit nga hetimet e prokurorisë së Katanias

0
421

Në Shqipëri, hetimet për grupin e Moisi Habilaj, ku dyshohet së është përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se janë në vendnumëro.

Veç letërporosisë së dërguar në Greqi, prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një tjetër letërporosi autoriteteve italiane për të marrë në pyetje Nazer Seitin, i dyshuari si financieri i grupit të Habilajve në trafikun ndërkombëtar të kanabisit.

Ndërkohë hetimet e prokurorisë së Katanias për grupin e Habilajve, pritet të kenë zhvillime të reja, pasi ka të dhëna që një nga anëtarët e grupit, sipas “Top Channel”, një shtetas italian që ka disa hyrje-dalje në Shqipëri nga Rinasi dhe Porti i Vlorës, mund të pendohet dhe të bashkëpunojë me autoritetet.

Nga hetimet e prokurorisë shqiptare shtetasi Moisi Habilaj, në bashkëpunim me punonjës të Shtetit ia ka dalë mbanë të trafikojë drogë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here