Policia italiane ka vene ne pranga dy shtetas shqiptarë e një shtetase italiane ne qytetit të Vicenzas me akuzën e trafikut të drogës të tipit kokainë.
Dy shqiptarët e arrestuar janë Xhulio Aliaj 24 vjec e Sokol Hadëraj 35 vjec. Hetime kanë zbardhur se 3 të arrestuarit trafikonin kokainë mjaft të pastër e cila mbërrinte në Itali nga Shqipëria.
Trafikantët komunikonin me klientët me anë të telefonit si dhe në whatsapp duke përdorur fjalë në kod. Dozat e kokainës u dorëzoheshin në banesë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kg kokainë dhe rreth 5 mijë euro cash.