Skrapar, sekuestrohen 15 kg kanabis, në pranga 30 vjeçari…

0
163

Rreth 15 kg Cannabis Sattiva është sekuestruar në Berat pas nje aksioni që u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë. Është vënë në pranga Ertil Halilaj, 30 vjeç, banues në fshatin Therepel, Skrapar, të cilit iu gjet droga.

Ky aksion bëhet në vijim të punës për kontrrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Droga u sekuestrua sipas informacioneve të marra në rrugë operative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat dhe i arrestuari akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here