VIDEO – 613 kg kokainë/ Vasili i tregon Lu-së ‘peshkaqenët’

1
251

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh shqetësimin se Prokuroria është hapa mbrapa me hetimin mbi kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Duke e cilësuar situatën si kambanë alarmi, Vasili ka bërë thirrje që ekspertizë ndërkombëtare të hetojë skandalin e kapjes së sasisë rekord të kokainës.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ai ka shprehur një bindje sot ndryshe nga ambasadori amerikan Donald Lu se Arbër Çekaj ishte “peshku i madh” i drogës. Sipas Vasilit, Çekaj ndodhej në Gjermani kur 613 kg kokainë kishin yrë në Shqipëri, ç’ka do të thotë se këtu e prisnin “garantët” ose “peshkaqenët”.

“Arbër Çekaj në momentin që u kapën 613 kg ndodhej në Gjermani. A ishte ai peshku apo ata që i dolën garant dhe i thanë rri i qetë se ne jemi këtu, vërejti Vasili. – Nëse do të ishte ndryshe, do të ishte vetë ai këtu në krye të punëve. Një operacioni i prin ai që është në krye të operacionit, kurse ai ishte atje, kurse këtu kanë qënë garantët.

VIDEO-LIVE

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1830435527256271/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here