Elvana ndan momentin e veçantë me ndjekësit: Vrapova drejt prindërve me lot në sy (FOTO)

0
205

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare dhe çdo këngë që ajo bën kthehet në hit.

Pasi përfundoi një projekt të sajin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këngëtarja u rikthye në vendlindje dhe mbajti një festival sekret.

Një ditë më vonë publikoi albumin e saj më të ri “3EP”, me të cilin numëron miliona klikime.

Mirëpo para pak çastesh këngëtarja ka vendosur të ndajë një moment të veçnatë me ndjekësit e saj.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë.
Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm.
Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj pa pushim, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekim ,mirënjohje e përulje atyre që na dhanë jete!”-shkruan Elvana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here