Debate te “Ligjet”Nuk ka deklarim financiar me te madh se ai i Habilajve për ish-ministrin e Brendshëm

0
161

Deputeti i PS Alket Hyseni ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të thellojë verifikimin e financimeve të huaja dhe kontratave që janë bërë publike nga agjenci të huaja, referuar investigimit të ‘Mother Jones’, që zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia.

KQZ të verifikojë financimin e kundraligjshëm të partive. KQZ të thellojë verifikimin e financimeve të huaja dhe kontata që janë bërë publike nga agjenci të huaja’ tha ai.

Por, deputeti i PD, Bylykbashi reagoi duke deklaruar se “nuk mund ti japim KQZ detyra mbi ligjin”. Ndërsa kryetari i PR, Fatmir Mediu theksoi se duhet të “përfshihen blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i resurseve shtetërore në fushatën zgjedhore”. Vijon diskutimi në Komisionin e Ligjeve.

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve
Alket Hyseni: KQZ të verifikojë financimin e kundraligjshëm të partive. KQZ të thellojë verifikimin e financimeve të huaja dhe kontata që janë bërë publike nga agjenci të huaja.

Bylykbashi: Nuk mund ti japim KQZ detyra mbi ligjin

Fatmir Mediu: Të përfshihen blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i resurseve shtetërore në fushatën zgjedhore.

Bylykbashi: Nuk ka deklarim financiar me te madh se ai i Habilajve për ish-ministrin e Brendshëm

Fino: Leri këto, sa u ktheve nga Rusia…

Bylykbashi: Kompania ruse e naftës Gunvor ka derë të hapur në qeverinë tone. Pyesni kryeministrin dhe Gjiknurin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here