Zëvendëskryetari I LSI-së Luan Rama në vizitën me banorët e zonave të përmbytura në Shkodër tha se është përgjegjësi e të gjitha instancave dhe çdo institucioni shtetëror që të jetë në Shkodër, dhe t’u gjendet pranë banorëve për të përballuar këtë situatë të vështirë. Luan Rama tha se LSI është në opozitë me shkaktarët e përmbytjeve, është në opozitë me hallet e njerëzve dhe LSI është në opozitë që jeta e njerëzve të bëhet më e mirë.