Lu i thotë ‘ciao’ Ramës, zyrtarja: Kemi një situatë emergjente në ambasadën tonë, “nuk kemi kohë…”

0
529

Kreu i qeverisë Edi Rama organizoi edhe sot një konferencë e cila kishte si temë Strategjinë Kombëtare për Energjinë, Shqipëri 2030.

Por Ambasadori amerikan Donald Lu ka munguar sot në takimin për strategjinë kombëtare të energjisë. Në aktivitet merrnin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-­së Romana Vlahutin. Por në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga USAID.  Duke folur në një aktivitet të qeverisë, përfaqësuejsa e misionit të USAID, Catherine Johnson befasoi të pranishmit kur tregoi se pse ambasadori Donald Lu nuk ishte i pranishëm:

“Më vjen keq t’ju them se ambasadori Donald Lu, nuk mund të merrte pjesë këtu sot edhe pse dëshironte të ishte këtu, ne kemi pasur një situatë emergjente në ambasadë që kërkonte vëmendjen e tij, prandaj nuk mundi të ishte këtu sot,” u shpreh ajo.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të “Strategjisë Kombëtare për Energjinë Shqipëria 2030”, ku merrte pjesë, Kryeministri Edi
Rama, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Gjithashtu Johnson lexoi edhe pjesë nga shënimet që ambasadori Lu kishte përgatitur për të pranishmit.

“Tani do të lexoj disa prej atyre shënimeve që ambasadori ka përgatitur, ambasadori shkruan se: Jam i sigurtë që me këtë strategji do të ndodhin gjëra të mira.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here