E papritur! Takim i fshehtë i Ramës në Vlorë me…

0
400

Kryeministri Edi Rama, njëherëz edhe Kryetar i PS-së, është zhvendosur në Vlorë këtë fundjavë, ku do të takohet me drejtues të degës së kësaj partie, drejtues të institucioneve vendore dhe Asamblenë.

Takimet e Ramës kanë nisur në shkollën profesionale ‘Pavarësia’.

Sikundër raportohet në qendër të takimeve do të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2019 dhe organizimi i strukturave për fushatën lokale. Mësohet se Rama ka kërkuar që në 2019 të ketë një rezultat më të mirë se ai i 2015 për Bashkinë e Vlorës, ndërsa ka kërkuar angazhimin për evidentimin e çdo vote pro dhe angazhimin e anëtarësisë në këtë proces.

Po kështu në vëmendje do të jenë projektet për Bashkinë e Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here