Doçi zbulon skandalin: “Policët ishin të urdhëruar, ja skema…”

0
437

Dhuna dhe përplasja sot në Rrugën e Kombit u nis nga policia”, kështu deklaroi poeti dhe publicisti i njohur shqiptar Agim Doçi, i cili ishte dhe pjesë e protestës së sotme.

I intervistuar në studion e lajmeve të Syri.net nga moderatori Alen Xhelili, Doçi tha se edhe pse ai vetë personalisht ju kishte kërkuar drejtuesve të policisë që të mos nxisnin dhunë, ata bënë krejt të kundërtën pasi kishin ardhur me tjetër qëllim.

‘Sot ishte e trishtueshme kur pashë me dhjetëra furgonë, ku 43 policë ishin të rendit dhe 27 ishin të FNSH-së, po të Kukësit, me skafandra dhe me mbrojtëse.

U takova me zotin Vatoci, drejtori i policisë, u takova me kreun e policisë rrugore dhe ju thashë mos i provokoni se banorët e Kukësit janë fisnikë. Kuptova se një sheqer në uthull ishin këto që ju thashë unë.

Me siguria ata kanë pasur një urdhër, pasi vendimi i Bashkisë së Kukësit ishte për një protestë të përhershme dhe jo të përkohshme. Ishin rreth 2 mijë qytetarë të cilët kishin 3 kërkesa.

Prej vitit 2016 konçensionarët që janë atje nuk kanë riparuar asnjë centimetër rrugë. Këto taksa janë një absurditet. Në krahun e djathtë të rrugës kishte shumë rrëshkitje. Unë nuk doja të kishte dhunë nga shkopinjtë dhe plumba gome nga këto që lëshuan këta policë.

Gurët e protestuesve binin para këmbëve të policisë dhe ata merrnin dhe i hidhin mbi protestuesit. Dhunën e nxitën policët’, tha Doçi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here