Arrestimet: flet për herë të parë kreu i Gjykatës Kukës

0
187

Flet për herë të parë kreu i Gjykatës së Kukësit për 23 protestuesit të ndaluar nga policia.

Kreu i Gjykatës Shikim Korbi, sqaroi se çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme me qytetarët e akuzuar nga Prokuroria.

“Kërkesa nga organi i akuzës u paraqit në orën 9:45 minuta. Gjyqi do të zhvillohet me shumë mundësi për të gjithë njëherësh edhe pse sallat janë të vogla. Mbi të arrestuarit rëndon akuza “Shpërdorimi i detyrës”,  “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Gjykata ka afat nga momenti i paraqitjes së kërkesës deri në dhënien e vendimit 24 orë për ta shqyrtuar dosjen. Nuk mund të jap më shumë shpjegime, nesër do të shprehet në gjykatë”- tha për mediat Korbi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here