Reperi i njohur Jay Z, ka qenë i ftuar në emisionin e David Letterman në Netflix ku ka folur në lidhje me raportet që ka me nënën e tij.
Gjatë deklaratës së tij reperi amerikan rrëfeu se kishte qarë kur e kishte marrë vesh që nëna e tij ishte lezbike.
Unë në fakt isha i lumtur që ajo ishte e lirë dhe bënte çfarë të donte”- është shprehur ai.
Gjithashtu këngëtari tregoi edhe për këngën e tij “Smile” e cila fliste për vështërsitë që kishte hasur e ëma ndërsa u shpreh mjaft entuziast që nëna e tij kishte gjetur sërish dashurinë.
Jay Z është një ndër reperët e suksesshëm amerikan dhe prej vitesh është bashkëshorti i këngëtares Beyonce.