Duke nisur nga fundi i muaji prill, Zvonimir Boban, tanimë drejtues i lartë i FIFA, do të jetë në krye të një komisioni që do të përcaktojë vendin që do të presë kampionatin botëror të vitit 2026.
Kupa e Botës 2018 do të zhvillohet në Rusi, ndërsa pas katër vitesh veprimtaria do të mikpritet nga Katari, ka ardhur koha të zgjidhjet vendi organizator i veprimtari më të rëndësishme të planetit në vitin 2026.
Teorikisht kjo veprimtari nuk mund të zhvillohet në Europë dhe Azi, si pjesë e rregullit të rotacionit mes kontinenteve, kësisoj në garë janë Amerika e Veriut dhe Afrika.
Tre janë shtetet nga kontinenti amerikan që do të sfidojnë një shtet afrikan.
Kandidatët për organizimin e Kupës së Botës 2026 janë Meksika, që e ka pritur dy herë botërorin, SHBA, që e ka pritur një herë, Kanadaja dhe Maroku. Këto dy të fundit e kërkojnë këtë privilegj për herë të parë.