Bukuroshja nga Elbasani, Trejsi Sejdini tha se ishte penduar për rrahjen publike që i bënë me shokët e klasës disa vite më parë një të riu në qytet, por duket se ajo i është rikthyer “huqit” këtë javë.
Trejsi është përfshirë në një tjetër konflikt në një prej clubeve të Tiranës këtë javë, ashtu siç shihet nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, shkruan Albeu.com.
Ajo është filmuar teksa debaton dhe më pas godet me këpucë një person tjetër në club, ndërkohë që të tjerë ndërhyjnë që sherri të mos vijojë më tej.
Megjithatë, me hiret e saj, Trejsi ka tërhequr jo pak vëmendjen në club, ç’ka me sa duket ka qenë edhe shkaku i sherrit.