Rama kërcënon opozitën. ‘Mos u mërzit, pa merak, mos u mërzit do ta shohim’

0
319

Seanca e sotme e Kuvendit është zhvilluar e tensionuar. Opozita kërkonte përjashtimin e Edi Ramës nga parlamenti, pas fyerjeve publike ndaj popullit, të bëra 2 seanca më parë.

Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin e seancës pas përjashtimin e Edi Ramës.

Përplasja opozitë-mazhorancë ndodhi edhe live, por edhe pas ndërprerjes së transmetimeve.

Edi Rama që nga vendi i kryeministrit, duke fërkuar duart, kërcënon opozitën.

‘Mos u mërzit, pa merak, mos u mërzit do ta shohim’, iu drejtohet Rama deputetëve të opozitës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here