Zbardhet skema e dy shqiptarëve dhe grekut/ Si tentuan të eleminonin dy herë ortakun e tyre duke…

0
177

Një grek dhe dy shqiptarë janë arrestuar në ishullin e Rodosit, për një çështje tepër të veçantë.

Zougla.gr raporton se 33 vjeçari grek kishte inskenuar eliminimin e ortakut të tij shqiptar, me të cilin kishin së bashku një dyqan permanenti.

Me ndihmën e dy shqiptarëve që gjithashtu u arrestuan, fillimisht ortaku 27-vjeçar ishte qëlluar me armë zjarri. Kjo ndodhi më 15 janar të këtij viti, ndërsa 27-vjeçari ishte në makinën e tij, por nuk u lëndua.

Më pas tentuan t’i vinin në banesë një sasi droge dhe pjesë të një arme luftarake, me qëllim që ta penalizonin.

Gafa e tre autorëve të shantazhit ishte se i bënë telefonata kërcënuese 27-vjeçarit, në kohën që policia kishte filluar hetimet dhe kështu i vuri ata nën pranga.

Gjatë arrestimit, të tre ata, një grek dhe dy shqiptarë, nisën të tregonin detaje për aktet e tyre.

Nga kontrolli në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi në cilësinë e provës, një sasi kanabisi me peshë 504 gramë, 47,5 gramë kokainë, një pistoletë me fishekë, një autoveturë, një motoçikletë, 10 celularë, 2 tableta dhe një shumë parash prej 3000 eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here