Pedofili skocez që abuzoi me fëmjët jetimë shqiptarë, ja çfarë u vendos për të…

0
161

Një punonjës në jetimore, i cili është dënuar me 20 vite burg për abuzim me fëmijëve në Shqipëri, mund të lirohet nga burgu.

David Brown, 66 vjeç, erdhi në Shqipëri në vitet 2000 për të ndihmuar fëmijët e refugjatëve që iknin nga lufta në Kosovë, si edhe fëmijët e rrugës në Tiranë, duke ngritur jetimoren e tij “His Children”. Por, ai u arrestua në vitin 2006-të, me akuzën për abuzim të fëmijëve, teksa ka mohuar gjithmonë akuzat.

Kërkesa për apel u refuzua vitin e kaluar, por Brown tani ka kryer mjaftueshëm nga dënimi i tij sipas ligjit shqiptar, për të marrë lirim me kusht. Një seancë gjyqësore në Tiranë do të zhvillohet për të përcaktuar rezultatin.

“Daily Record” raporton se avokatja e tij, Gjystina Golloshi, u shpreh se: “Bazuar në ligjin shqiptar, ai ka përfunduar tashmë mjaft kushte të dënimit të tij, për të bërë këtë kërkesë në gjykatë.

Golloshi shtoi se “Nuk e di me siguri kur ai mund të lirohet dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të lirohet menjëherë. Është një mundësi që ai të lirohet këtë vit”. “The Sunday Mail” zbuloi vitin e kaluar se të akuzuarit, tani 19 dhe 23 vjeç, duan të ndryshojnë deklaratat e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here