Partia Demokratike ka deklaruar sot se nuk do të ketë qetësi për kreun e qeverisë, Edi Ramën, për aq kohë sa qytetarët protestues të Kukësit, mbahen ende në burg. PD ka publikuar videon-dëshmi që tregon se qyetarët u rrëmbyen në mes të natës në kundërshtim me ligjin dhe provat u falsifikuan.
Edi Paloka nga selia blu tha: Jemi këtu sot për të ritheksuar edhe njëherë denoncimin që PD ka bërë natën e rrëmbimit të qytetarëve të kuksiat natën e rrëmbimit
Disa prova që janë paraqitur edhe para jush tregojnë qartë se qytetarët janë marrë nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut në mënyrën më shtazore që mund të bëhet.
Nuk u mjaftua me aq, por pas këtij akti, prokuroria që është në duart e Edi Ramës guxoi të falsifikojë orën kur qytetarët e Kuksit u rrëmbyen. Ja ku kemi me pamje dhe video, orën kur forcat e Fatmir Xhafës, si bandistë të maskuar jjanë sulur dhe kanë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre, qytetarët e Kukësit, që protestuan për bukën e gojës dhe guxuan ta bëjnë këta që sot dalin në krah të kriminelëve dhe bandistëve.
Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa qytetari i fundit i Kukësit të mbahet në mënyrë të padrejtë në burg.
Rama e pranoi me gojën e tij se ishte fajtori për atë që ndodhi. Por në burg janë qytetarët e Kukësit që janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut. Edhe njëhërë të jetë i bindur Rama se ne si opozitë do të vazhdojmë të jemi ën rkah të qyetatrëve kuksianë që protestuan dhe atyre që mbahen sot në burg.
Veprimet tona jo vetëm në burg do të jenë të lidhura me drejtësinë e qytetarëve të burgut.
I bëj thirrje Edi Ramës të lirojë qytetarët e pafajshëm të Kukësit dhe të arrestojë kriminelët duke filluar nga vëllai i tij, i lidhur me trafikun e drogës, Saimir Tahiri etj.