Lu merr shuplakën e radhës/ Sekretari amerikan i Shtetit: Kë të besojnë shqiptarët…?

0
940

Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo në deklaratat e para publike pas emërimit nga Presidenti Trump në këtë post ka deklaruar se është kundër martesave gay, një fushatë të cilën në Tiranë e mbështet me fushata publike ambasadori amerikan, Lu. Pompeo ka deklaruar se është kundër këtyre qëndrimeve, por vetëm katër ditë me parë ambasadori amerikan Lu mbështeti publikisht martesat gay dhe madje edhe paralajmëroi dy deputetë të opozitës që u deklaruan kundër këtyre martesave.
Mike Pompeo i thirrur në Senatin Amerikan për një dëgjesë në lidhje me emërimin e tij si Sekretari i ri Shtetit, pyetjes së Senatorit demokrat me prirje të majta liberale, Corey Booker: “Ju nuk besoni se është e përshtatshme për dy persona gay të martohen?”, i është përgjigjur: “Senator, vazhdoj t’i mbahem asaj pikëpamjeje”.
I zgjedhuri i Presidentit Trump për të pasuar Rex Tillerson, i qëndron idesë së vet, shprehur më parë se martesat gay nuk duhen lejuar me ligj dhe se ato shkatërrojnë familjet tradicionale dhe shoqërinë, madje duke i cilësuar dikur edhe si akt perversiteti.

Ambasadori amerikan është futur në një kurs përplasjeje mbi idenë e të drejtave të komunitetit LGBTI, ku përfshihet edhe e drejta për të ligjëruar martesat e së njëjtës gjini, gjë që është kundërshtuar nga një grup deputetësh konservatorë të Partisë Demokratike.
Debati u bë i nxehtë pas një turi të përfaqësuesve të komunitetit gay në shkollat e mesme, me një leje të Ministres së Arsimit, gjë që hasi në kundërshtime të forta nga segmente të ndryshme të shoqërisë.
Martesat gay kanë qenë një projekt politik i mbështetur nga administrata e mëparshme amerikane e Obamës dhe një nxitje të madhe në këtë fushatë japin edhe shoqatata e Sorosit. Ndryshe nga Obama, Presidenti Trump që në fillim të mandatit të tij mori një sërë masash kundër avancimit të politikave pro gay-ve. Ai vendosi që këta individë të përjashtoheshin nga ushtria amerikane. Megjithë qëndrimet e qarta të Presidentit Trump, duket se ambasadori Lu ka një axhendë tjetër nga ajo e administratës Trump. Ai ka vazhduar të mbështesë politikat e mëparshme amerikane, megjithëse ato janë hedhur poshtë nga Uashingtoni.

Fushata pro-gay e ambasadorit Lu
Ambasadori amerikan në Tiranë përmendi me emra para dhe lavdëroi disa funksionarë publikë që u dolën në krah LGBTI-ve.Gjatë forumit që po zhvillohet sot për personat LGBTI, ku marrin pjesë ministra dhe deputetë të shumicës parlamentare, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu.
Lu kujtoi rastin, kur tre vjet më parë ai doli në terren bashkë me policinë, për të mbrojtur personat LGBTI që po parakalonin me biçikleta, nga goditja e disa njerëzve me vezë.
Ambasadori amerikan në Tiranë përmendi me emra dhe lavdëroi disa funksionarë publikë që u dolën në krah LGBTI-ve.
“Vetëm pak patën guxim. Igli Totozani, Vasilika Hysi, Olta Xhaçka, ju keni kurajo”- tha ai.
Më pas Lu nuk la pa përmendur me shqetësim edhe emrat e disa politikanëve, që i kanë sulmuar kohët e fundit personat LGBTI.
“Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”, paralajmeroi Lu.
Ylli Manjani, lidhur me nismën e komunitetit LGBTI për të zhvilluar seminare nëpër shkolla të ndryshme të vendit, kishte bërë thirrje që të rinjtë të bojkotonin ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, që e ka përkrahur gjithnjë kauzën e komunitetit vulnerabël.
Gjithashtu edhe deputeti demokrat Tritan Shehu e kishte kritikuar nismën, aq sa kishte shkaktuar edhereagimin e idinjuar të kësaj pakice.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here