Bollano: Himara të jetë e ndarë nga Labëria. PS po bën një hartë elektorale

0
193

bollanoIsh- kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, në një intervistë për gazetën MAPO, akuzon Partinë Socialiste se me ndarjen e re territoriale, po bën një hartë elektorale në favorin e saj.

Bollano kërkon nga kryeministri Edi Rama, që Himara të jetë e ndarë nga Labëria.

Po ashtu, Bollano kërkon dy komuna minoritare.

“Ne mbështesim variantin e pestë të përmirësuar, sepse pranojmë bashkimin e Bashkisë së Himarës me komunën e Lukovës. Sa i përket bashkimit të komunave Livadhja, Finiq, Mesopotam, Aliko dhe Dhivër, propozimi ynë është ndarja në dy njësi, ku të kemi një njësi me bashkimin e komunave Livadhja, Dhivër dhe Xarë me qendër në Livadhja dhe një njësi me bashkimi e komunave Aliko, Mesopotam dhe Finiq, me qendër në Aliko”.

Sipas Bollanos, kjo ndarje do të mbrojë pakicat etnike, fetare dhe linguistike.

I pyetur për skenarin e lëvizjeve separatiste në këtë rajon, të paraqitur nga kreu i SHISH, Bollano thotë se këto janë vetëm zhurma mediatike.

“Unë mendoj se po shkojmë drejt një shoqërie të hapur europiane pa kufi,” tha Bollano.