Ndoshta keni menduar të lini duhanin, dhe e keni lënë për disa ditë, mendoni për një plan dhe kështu do të jeni më të suksesshëm . Mu për këtë arsye, ju tregojmë disa hapa të thjeshtë për të lënë duhanin.
Mbase se keni menduar se një moment i rebelimit si një tinejxher, do t’ju qojë drejt shprehisë jetësore të duhanpirjes, por kjo ndodh. Kollitja, pirja e duhanit jashtë gjatë netëve të ftohta dhe paratë e shpenzuar janë vetëm disa nga disavantazhet që karakterizojnë duhanpirjen. Përkundër këtyre dhe sëmundjeve të shumta që mund të shkaktojë duhani si sëmundje të zemrës, kancer apo dhe diabet të tipit 2, që shkakton duhani, miliona njerëz vazhdojnë ta konsumojnë atë.
Nëse nuk janë të mjaftueshme të gjitha këto dëme shëndetit, mendoni dhe për shpenzimet që bëni për të blerë duhan. A nuk janë të gjitha këto, arsye të mjaftueshme që ju të lini duhanin? Ndoshta keni menduar të lini duhanin, dhe e keni lënë për disa ditë, mendoni për një plan dhe kështu do të jeni më të suksesshëm . Mu për këtë arsye, ju tregojmë disa hapa të thjeshtë për të lënë duhanin.
1. Krijoni një plan për këtë. Njerëzit që kanë përkrahjen e të tjerëve kanë më shumë sukses në këtë drejtim. Çka ju duhet është të kërkoni ndihmë nga të tjerët, të keni një partner që dëshiron të lë duhanin po ashtu dhe ta bëni publike vendimin, në mënyrë që të gjithë ta dinë dhe të mos keni rastin të huazoni një cigare. Tregojuni shokëve që do ta lini cigaren dhe se nuk dëshironi që ata t’ju ofrojnë më duhan.
2. Konsideroni medikamentet. Medikamentet si Chantix apo Zyban mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Shumica e këtyre medikamenteve shkruhen për 3 muaj dhe janë 90% më të sigurta se sa vazhdimi i duhanpirjes. Por mos harroni efektet anësore, p.sh. Chantix mund t’ju shkaktojë probleme të zemrës dhe depresion, por përdorimi i tij për 3 muaj është shumë i sigurt se pirja e duhanit për 10 vjet.
3. Dini arsyet. Para se të lini duhanin, jini të sigurt se dini cilat janë arsyet pse po e bëni këtë. Pyetni veten “Pse tani?”. Kuptoni veten për të kaluarën dhe identifikoni të ardhmen që dëshironi. Krijoni linja të reja për veten. E vërteta është se keni kaluar nëpër situata shumë më të vështira gjatë jetës tuaj se sa lënia e duhanit. Përdoreni këtë si motivim.
4. Mbani premtimet. Mos ju besoni miteve se çfarë ndodh pasi të keni lënë duhanin. Dikush thotë se do të shtoni në peshë, ndoshta po, por kurrë nuk do të jetë me ë dëmshme sesa duhanpirja. Kështu që mbani premtimet që i keni vënë vetes dhe ecni drejt suksesit.
5. Ndërto zgjidhje të dëshirave. Në vend se ta mendoni një cigare si shpërblim, mendojeni atë si helm. Pëlqeni më shumë të kaloni kohë me njerëz, të pini kafe, sesa të pini e të kundërmoni aromë të cigares. Shpërbleni veten me ushtrime të mëngjesit, në vend të cigares. Bëni një ecje në mëngjes apo meditim, të gjitha këto janë në të mirë të shëndetit tuaj.
6. Ndryshoni rutinën tuaj. Nëse rutina juaj ditore ka qenë zgjimi në mëngjes, pirja e një kafeje me duhan, pse nuk merrni kafen në dorë dhe të bëni një ecje në punë apo të pini kafen në veturë. Largohuni nga duhani në çdo mënyrë të mundshme. Bartni një shihe me ujë apo popcorn me vete, për t’i pasur duart e zëna dhe mos të keni mundësi të konsumoni cigare. Pastroni dhomën, zyrën, veturën nga të gjitha pakot e cigareve, shkrepëseve apo tablove të duhanit. Hani më shumë çamçakëzë.
7. Mund t’i ktheni duhanit. Kjo ndodh, por mundohu mos të shkatërrosh dy javë, 6 muaj apo një vit të mundit për të lënë cigaren. Të arrini të parandaloni dëshirën për cigare është një sukses i madh dhe jeni në rrugën e duhur për ta lënë atë përgjithmonë. Mos bini pre e dëshirave.
8. Konsideroni alternativa tjera. Sëmundje të zemrës, sulme, kancer, sëmundje të mushkërive të gjitha shkaktohen nga nikotina. Nëse keni provuar dhe keni dështuar të lini duhanin, merrni nikotinën nga alternativa tjera si çamçakëzi apo tableta. Të gjitha këto janë 90% më të sigurta se duhani.