“Fituam! Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!” – Kështu njoftoi para pak minutash, ish-ministrja e PD, Majlinda Bregu, në rrjetet sociale, e cila ka arritur të marrë pozicionin e ëndërruar, Sekretarie e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me rekomandimin edhe të qeverisë shqiptare. Ndaj, në mesazhin e saj, Bregu nuk ngrurron të falenderojë publikisht, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
“Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!
E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!