Rekomandimi i KE për negociatat, flet Meta: “Të evitojmë polemikat…”

Ilir Meta ka folur nga Përrenjasi për rekomandimin e hapjes së negociatave me BE.

Duke folur pas inaugurimit të çerdhes së qytetit të rikonstruktuar me fondet e Turqisë, presidenti Meta u shpreh se duhet ‘të përqendrohemi në thellimin reformave për përmbushjen 5 prioriteteve kyçe’.

‘I bindur që i kemi të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave’, nënvizoi në fjalën e tij, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti kërkoi që të evitohen polemikat e brendshme.

‘Të evitojmë çdo lloj polemike e të përqendrohemi në objektivin e integrimit europian’.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko