Rama pengon hetimin e Tahirit: Certifikate sigurie Tahirit, por jo….

0
282

Për 6 javësh në komisionin hetimor “Tahiri”, nuk është bërë asnjë veprim I rëndësishëm hetimor, thonë deputetët e PD-së, sepse asnjëri prej tyre nuk është pajisur me çeritfikatë sigurie. Për këtë bllokim, thotë Enkelejd Alibeaj, anëtar i Komisionit është fajtor direkt kryeministri Edi Rama.

“Me një urdhër të paligjshëm, Edi Rama ka urdhëruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), që të vonojë dhe bllokojë pajisjen me çertifikatë sigurie të deputetëve të opozitës në Komision. Pa asnjë arsye ligjore, Drejtoria, nën varësinë direkte të Ramës, ka refuzuar zyrtarisht edhe pajisjen tonë me çertifikatë provizore sigurie, pavarësisht se kjo është një praktikë normale punë e DSIK-së dhe që jepet brenda ditës‎” tha Alibeaj në një konferencë për shtyp në PD.

Paradoksalisht, çertifikata që i mohohet deputetëve të opozitës, i është dhënë jo vetëm Saimir Tahirit, por edhe ish shefave të policisë që janë shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale si ish ministri, trafik ndërkombëtar droge.

Alibeaj tha se institucione të ndryshme kanë sjellë në komision dokumenta që deputetët ende nuk po i shqyrtojnë dot. “Edi Rama nuk e shpëton dot Saimir Tahirin! Siç thotë sot gazeta gjermane Die Welt, “Tahiri është një nga ato raste që prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës” u shpreh Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here