Shpërthen Zamira Çavo: Tirana non stop kantier ndërtimi, Veliaj po më detyron të braktis qytetin tim…

0
1076

Analistja Zamira Çavo përmes një komenti në rrjetet sociale ka shpërthyer në lidhje me atë që po ndodh në Tiranë në 3 vitet e fundit.

“Kam gjithë jetën që banoj këtu. Por kurrë, vërtetë kurrë nuk më ka stresuar kaq shumë. U bënë vite që Tirana i ngjan asaj shtëpisë së kthyer përmbys me rroba në mes të dhomës e në pritje të bojaxhinjëve që do t’ja ndryshojnë pamjen. Dhe sapo mendon se po mbaron ky stres kupton se je ende ne orët e para të ditës dhe pritjes tënde”, shkruan Çavo.

Në vijim ajo shprehet se nuk gjen qytet në Botë që të jetë “non stop” kantier ndërtimi!

“Si nuk na u çlodhën sytë dhe mendja një cast?! Në cdo qytet të madh në botë ndërtohet, por nuk ka qytet në botë që të hapë punime në të gjitha arteriet e tij”

Postimi i Zamira Çavos

Kurrë nuk më ka shkuar ndërmënd të le Shqipërinë dhe pse shpesh më ka ardhur në majë të hundës jetesa këtu. Por vendin nuk do ta ndrroja me asnjë thesar të botës! Ama sot po mendoj të zhdukem nga Tirana. Jo se nuk e dua qytetin tim. Kam gjithë jetën që banoj këtu. Por kurrë, vërtetë kurrë nuk më ka stresuar kaq shumë. U bënë vite që Tirana i ngjan asaj shtëpisë së kthyer përmbys me rroba në mes të dhomës e në pritje të bojaxhinjëve që do t’ja ndryshojnë pamjen. Dhe sapo mendon se po mbaron ky stres kupton se je ende ne orët e para të ditës dhe pritjes tënde.

Si ka mundësi që nuk gjen dot një vend të Tiranës të pahapur ! Po bëhen 3 vjet që qendra e Tiranës të shkakton stres që kur del në sabah! Se mos është e vetmja pikë! Me gjeni një cep të Tiranës ku nuk punohet.

E di që dikush do thotë “epo shyqyr që punohet”! Unë nuk di qytet në botë që të jetë “non stop” kantier ndërtimi! Si nuk na u clodhën sytë dhe mendja një cast?! Në cdo qytet të madh në botë ndërtohet, por nuk ka qytet në botë që të hapë punime në të gjitha arteriet e tij. Ndërtimet e reja janë projektuar në zona të reja. Dhe kërkojmë pastaj që njerëzit të mos jenë të stresuar. Për të mos folur për zonat e gjelbërta. Sapo themi shyqyr që mbaruan punimet dhe na ranë sytë në qetësi vjen projekti tjeterë për të bërë një ndërtim, apo një kënd lojrash apo një…!

Mund tua shesësh nga mëngjesi në darkë të huajve “ ja si po ndryshon Tirana” por dëgjojini pak të huajt që vijnë vazhdimisht në Tiranë që thonë: Si nuk zutë “vend” një herë me këto ndërtime!

Dhe nuk zemë vend sepse sapo asfaltohet një rrugë, nuk kalojnë 6 muaj dhe sërish hapen gropa e asfalti del jashtë lojë. Se sapo ndërtohet një trotuar, sërish rihapet për korsi bicikletash, se sapo mbaron një park shndërrohet në gropë për pallate të reja…. E vetme nuk kam fuqi të kundërshtoj e ndaloj këtë babëzi këtë cmenduri, këtë demagogji, por kam në dorë të shpëtoj veten nga kjo marrëzi: Të iki nga qyteti im!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here