Aventura e Bruno Tedinos te Palermo duket se është në orët e fundit, sidomos pas humbjes ndaj Venezias në shtëpi.
Presidenti i siçilianëve, Maurizio Zamparini duket se po mendon të ndërhyjë gjatë kësaj fundjave, për t’i dhënë skuadrës një trajner të ri, që do të shkundte lojtarët në sprintin final për t’u rikthyer në Serinë A.
Aktualisht alternbativat janë dy, Roberto Stellone dhe Gianni De Biasi, me ish trajnerin e Shqipërisë, dukshëm favorit.
Zamparini beson te De Biasi jo vetëm për këtë fund sezoni, por edhe për sezonin e ardhshëm, në rast ngjitjeje në Serinë A, ndërsa Stallone shikohet më shumë si zgjidhje emergjente, për ndeshjet e mbetura deri në maj