Edhe ditën e nesërme, meteorologët parashikojnë temperatura të larta.
Më 29 Prill moti pritet të jetë me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në zonat malore në mesditë.
Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të mbeten të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale
- Zonat malore – 13/29°C;
- Zonat e ulëta – 16/33°C;
- Zonat bregdetare – 16/32°C.