Edi Paloka, Nënkryetari demokrat i Kuvendit, ka reaguar lidhur dorëzimin e mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
“Sot u konfirmua një prej të vërtetave të deklaruara nga PD: mandatin dhe imunitetin e Tahirit e mbante Rama.
Shumë shpejtë do vërtetohet fakti tjetër i denoncuar nga PD: Rama kapi prokurorinë dhe gjykatat për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij”, shkruan Paloka.