Gjykata e Apelit ka lënë në burg Mario Meshinin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit.
Avokati mbrojtës i Meshinit i është drejtuar gjykatës së Apelit duke kërkuar lirin e të akuzuarit.
Sipas tij Meshini nuk ka lidhje me vrasjen ndërsa prania e tij në momentin e krimit ka qënë rastësore.
Por pavarësisht pretendimeve Gjykata e Apelit vendosi të lërë të pandryshuar masën për Meshinin. Si ekzekutor i vrasjes policia ka arrestuar shtetasin grek Eftimi Eftimius, i cili u arrestua pak ditë më pare së bashku me tre persona të tjerë