VIDEO/ Basha i revoltuar: “Edi Rama është ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Tahirin kjo që ndodhi është…”

0
188

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me dorëzimin e mandatit nga ana e Saimir Tahirit. Sipas tij, Tahiri vazhdon të mbrohet nga ana e Edi Ramës.

‘Dorëzimi i mandatit është konfirmimi se Edi Rama është ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë, ndërsa kjo është loja që vazhdon.

Saimir Tahiri rezistoi; Rama i ktheu deputetët në gjyqtarë.

Do të ishte një lajm i mirë 6 muaj më parë, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda e bëri kërkesën për arrestimin e tij.

Por Edi Rama e mbrojti me qëllim që të fshijë të gjitha provat. E vetmja provë deri tani janë 830 mijë eurot e kapura në makinën e Orest Sotës dhe patentat e Saimir Tahirit’, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, ‘sot të gjithë e kanë të qartë pse Edi Rama nxitoi të kapte Prokurorin e Përgjithshëm. U eliminua dëshmitari kyç i bandës së Habilajve, ai që bënte pagesat, Nazer Seiti.

Askush nuk është vënë para drejtësisë.

Pas presionit të drejtpërdrejtë nga Gjermania u dorëzua mandati, por Tahiri mbetet në dorë të Edi Ramës dhe Rama në dorë të Tahirit. A ka njeri ta besojë se Tahiri do të kanalizonte vendin pa bekimin e Ramës?

Sepse Ramë si duheshin milionat për të blerë zgjedhjet dhe ndaj pengon me çdo kush zbardhjen e së vërtetës në komisionit ‘hetimor Tahiri’.

Tahiri është një levë një mashë që Rama e përdori të kanabizojë Shqipërinë. Skema vazhdon me tonelatat e skefeve të kanabisit mëngjes për mëngjes e darkë për darkë.

Xibraka dhe Maminasi janë provat e fortë’.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here