S’ka më qese plastike, në treg me trasta, ndryshe…

0
258

Ditën e mërkurë, Qeveria miratoi një vendim për importimin, përdorimin dhe tregtimin e qeseve plastike, që parashikon eliminimin përfundimtar të tyre.

”Siç e patë edhe ju në tregun tek ish-Qyteti i Nxënësve tregtarët janë tepër të revoltuar, megjithëse shumica e tyre hezitojnë të flasin me frikën se dikush mund t’i penalizojë. Ato nuk dinë ende nëse ky është një vendim përfundimtar, nga ana tjetër nuk dinë se cilat janë alternativat për t’i zëvendësuar, por thonë se kjo është kosto e shtuar për ta, pasi trastat kushtojnë më shtrenjtë”, thonë tregtarët.

Sasia e qeseve që përdoren në Shqipëri, sipas Ministrisë së Mjedisit është 100 ton në muaj ose 1200 ton në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit, rezulton se konsumimi ditor është 8 qese për çdo person në një familje ku ka 4 pjesëtarë. Pas dy muajsh, asnjë qese plastike nuk do të përdoret më. Vendimi i qeverise parashikon gjoba nga 1 deri ne 1.5 milionë lekë/ TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here