Video/ Tenton të korruptojë policin, si e pësoj shoferi…

0
200

Një person është vënë në pranga të policisë ditën e sotme, pasi ka tentuar të korruptojë policinë për t’iu shmangur penalizimit, pasi po qarkullonte me makinë, me xhama me perde.

Sic e shihet dhe në videon më poshtme, punonjësi i policisë pasi i thotë se do të dalë në komision, shoferi i jep dokumentet me kartemonedhën e më pas arrestohet.

NJFTIMI I POLICISE
Qarkullonte me makinë, me xhama me perde, arrestohet për korrupsion, pasi i ofron 2000 lekë të reja policit, për t’iu shmangur penalizimit
Policia Rrugore e Tiranës, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL, Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës në territorin e kryeqytetit, në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje te tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:
• 10 drejtues mjetesh, që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera
• 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë
• 15 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)
• 10 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm
• 2 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh, të pa pajisur me certifikatë transporti profesional
• 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
• 112 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor
Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh nga të cilët:
6 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi
1 drejtues mjeti për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here