Presidentit turk Erdogan hedh bombën: Do marrim kontrollin edhe në Shqipëri

0
1052

“Ne avancojmë çdo ditë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore. Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme.” tha Erdogan gjatë një fjalimi atje, shkruan media turke “YeniSafak”.
Erdogan po fliste në një fjalim para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, ku nuk kurseu kritikat as për vendet që mbështesin lëvizjen e Fetullah Gulen, përfshirë dhe vendin tonë

sdg

Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme parandaluese që studentët të mos shfrytëzohen nga organizatat terroriste FETO, e cila, siç tha ai, është armik i islamit dhe Turqisë.

Duke iu referuar vendit tonë, Presidenti turk tha se Shqipëria për fat të keq është nën një lloj të pushtimit të organizatës terroriste FETO.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here