Vasili: Manja dhe Hysi pranuan manipulimin, Prokuroria boll heshti

0
272

Kreu i grupit parlamentar te LSI deklaroi sot se me qendrimin e tyre, deputetet e PS Ulsi Manja e Vasilika Hysi pranuan manipulimin e kodit te procedures penale.

 

Deklaratë për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

 Jam në këtë komunikim me ju për të sqaruar opinionin publik, për ta çliruar atë nga trysnia e gënjeshtrave pa fund dhe të mashtrimeve tashmë publike që morën dhe dimensionin e falsifikimit, lidhur me Kodin e Procedurës Penale, nenin 491, i cili ka qenë objekt i madh i një debati publik, dhe që i cili rezultoi si një shteg për të rrëshqitur kriminelët dhe trafikantët, dhe të cilin sot dy anëtarë të Komisionit të Ligjeve, kryetari Manja dhe nënkryetarja e parlamentit e njëherazi anëtarja e komisionit të ligjeve Hysi, u përpoqën ti bëjnë alibinë gënjeshtrës dhe mashtrimit të rradhës. Së pari, për të gjithë shqiptarët, të cilët duan të dinë se si funksionojnë parlamenti, një herë të vetme dhe në mënyrë transparente, jashtë këtyre mashtrimeve, manipulimeve dhe nxjerrjes së tonelatave të letrës pa vlerë, çdo nen, çdo propozim që jepet në këtë parlament, i propozohet komisionit parlamentar përkatës, dhe në rast se një nen i tillë, apo dy, apo tre, po për secilin nen më vete, ka qoftë dhe një ndryshim të vetëm, komisioni është i detyruar në momentin  e miratimit të lexojë se si ky nen ishte dhe të lexojë cili është ndryshimi që propozohet. Dhe mbi këtë bazë votohet dhe ky nen i ndryshuar shkon dhe i propozohet seancës plenare për miratim përfundimtar. Çfarë ndodhi me nenin 491? Ju e patë që të dy, gënjeshtarë  tashmë të pacipë, kjo është një çështje që nuk përbën më as lajm as për mua dhe as për qytetarët, treguan qytetarëve që neni i famshëm 491, ishte votuar duke thënë jemi dakord sipas një varianti, të një grupi, të një komisioni, por pyetja ishte: Cili është varianti? Cili ishte grupi? Cili ishte komisioni? Pasi komisioni kishte një draft të propozuar nga një deputet e vetme që ishte Vasilika Hysi dhe komisioni do të miratonte ndryshimin përkatës, që do të propozohej dhe që i cili do të hidhej në procesverbalin përkatës, i cili do ti shkonte Kuvendit. Dhe për miratimin në këtë seancë do të thuhej: neni ishte i tillë dhe miratohet me ndryshimet e bëra. Ju e patë, e zeza në të bardhë, të paktën në këtë pikë ishin të sinqertë, sepse nuk e fshihnin dot, pasi të njëjtin procesverbal e kemi edhe ne në dorë, dhe këtu mundësitë për të gënjyer ishin zero, pranuan që ky nen dhe ky ndryshim nuk ishte bërë prezent dhe nuk ishte hedhur në procesverbalin e punës së komisionit, procesverbal të cilët janë detyrim ligjor përpara se ligji të shkojë në seancë. Pra ndryshimi nuk u tha, nuk u evidentua, nuk u verbalizua, u fut tinëz si një lojë emailesh, duke shndërruar komunikimin serioz, komunikimin zyrtar, komunikimin që mbetet, në lojë emailesh, në lojë Whatsapp-esh, në lojë tëitterash dhe lojë e të gjitha mjeteve informale të komunikimit.

Dëgjova me shumë kërshëri edhe gënjeshtrën e Ulsi Manjës, i cili për shkak të qejfit të madh dhe të partizanllëkut diletant dhe provincial është gati të shkatërrojë jo Reformën në Drejtësi, por të gjitha reformat që janë në këtë vend, boll që të rrijë në parlament dhe të vegjëtojë atje, punë e tij, çfarë tha? Tha që u kemi dërguar email të gjitha ministrive. Më citoi dhe mua, që kur kam qenë Ministër i Drejtësisë më ka çuar email. Po kanë çuar email, por nuk kanë marrë në asnjë rast një miratim, ku ne tu themi: po jemi dakord, me këtë ndryshim që ju propozoni. Kanë çuar qindëra emaile dhe nëpërmjet qindëra emaileve, kanë çuar email edhe në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk qe i zoti, gënjeshtari, që të nxirrte qoftë dhe një rast të vetëm, një miratim që Ministria e Drejtësisë në atë kohë kishte dhënë. Po, kam pasur një betejë, edhe me Ulsi Manjën, edhe me Fatmir Xhafën dhe Vasilika Hysin etj kur isha Ministër i Drejtësisë, ku kërkohej të futeshin përgjuesit nga të gjitha anët,deri te krevatet e shqiptarëve, ku kërkonin të ligjëronin dëshmitarë anonimë, të cilët mund të shpifnin dhe të çonin njerëzit në burg, duke ripërsëritur kohën e Partisë së Punës. Po, për këto kam qenë në dijeni, kam luftuar dhe nuk kam lejuar që të miratoheshin. Pjesët e tjera janë të gjitha mashtrime, gënjeshtra dhe njëherazi manipulim i hapur i opinionit publik. Kjo çështjë tashmë është e qartë. Manipulimi është i dukshëm për të gjithë. Tanimë e kanë gazetarët pronë të tyre. Jam i mahnitur, sot e kësaj dite, se ç’bën Prokuroria shqiptare për një çështje të rëndë shtetërore, ku manipulimi është sheshit dhe që ka hapur penxhere, shtigje, interpretime, mundësi për ti shpëtuar drejtësisë dhe për ti devijuar, vazhdon dhe rri e mbyll gojën. Kjo prokurori e shpejtë si vetëtima për të burgosur njerëz që nuk paguajnë energjinë elektrike apo një që bën një shkelje në rrugë, ku i ka prangat gati, ku I ka proceset gati, ka ushtrinë e prokurorëve gati, për një manipulim shtetëror të këtij niveli, ku është manipuluar parlamenti shqiptar dhe vazhdojnë gënjeshtarët në mënyrë të pacipë, dalin e flasin atje, nuk lëviz as gishtin. Prokuroria të bëj punën e saj. Jemi të gatshëm, e kam për të thënë dhe po e them përsëri, një komision hetimor do të mblidhej, do të kishte detyrën më të lehtë në botë, se dokumentet janë kaq të qarta dhe kaq të thjeshta, për të kuptuar që manipulimi është aty sa s’ka ku të vejë më. Me xhiron e emaileve dhe me xhiron e mashtrimeve të tjera informale u përpoqën të devijojnë një proces parlamentar të rregullt dhe korrekt, ai i cili ndërton ligjet në Parlamentin e Shqipërisë, duke ndërtuar një proces të tërë manipulativ Whatsapësh, emailesh, tëitterash dhe gjithëfarë Facebook-rash të tjera që janë mjete komunikimi informal për informalitete që ata duan ti kthejnë në ligj. Njëherazi kam për të thënë diçka të fundit. Të zbatosh Reformën në Drejtësi do të thotë që të jesh respektuesi i parë i ligjit dhe jo Reforma në Drejtësi të fillonte me manipulime siç e filluan këta. Ky ishte dëmi më i madh që mund ti bënin Reformës në Drejtësi. Këta manipulatorë Europa i njeh. E di se si kanë manipuluar me ligjet, e di se si kanë manipuluar me Reformën në Drejtësi, duke filluar që nga zgjedhja e Kryeprokurorit etj, dhe sot bëjnë edhe politikanin e madh. Dhe besoj se pjesë më komike që të dëgjojmë që flet për politikën europiane, negociatat dhe integrimin Ulsi Manja, do të thotë që këta e kanë marrë në mënyrë qesharake integrimin, sepse njeriu i fundit që duhet të fliste duhet të ishte ky zotni me një fjalor të pakët, të varfër, shterpë, por me një besnikëri të madhe ndaj kryeministrit, duke qenë i gatshëm të shkelë, të dhunojë ligje, të bëjë të zezën të bardhë dhe të gënjejë në mënyrën më të lumtur në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here