Kreu i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, përmes një postimi në Facebook bëri publike shqetësimet e ngritura nga një grup qytetarësh, biznesmenë apo të thjeshtë, të cilët konstatojnë një rritje drastike taksash që këta të fundit i paguajnë Bashkisë Tiranë.
Por, sikurse shpjegon Çollaku, qytetareve ju është thënë që këto taksa janë kaluar me vendim të Këshillit Bashkiak.
Debati duket se nuk ka përfunduar! Përmes këtij statusi, kreu i Këshilltarëve të Djathtë bën me dije edhe njëherë se asnjë vendim i tillë nuk është miratuar në përputhshmëri me rregulloren e përcaktuar për miratimin e vendimeve në Keshill Bashkiak.
Çollaku rithekson edhe njehere se si 6 këshilltarë pa mandat, kanë marrë vendime si të mandatuar, në kundershtim të plotë me ligjin.
Duke i quajtur taksat e vendosura të paligjshme, pasi kështu është vendosur edhe me vendim Gjykate, rreth dy muaj më parë. Kujtojme se Keshilltarët e Djathtë paditen 6 anëtarët pá mandat, ku edhe “fituan”.
Çollaku ju bën thirrje të gjithë qytetareve të Tiranës të padisin Bashkinë e Tiranës për perfitim të paligjshem dhe grabitje të pasurisë.
“Padisni Bashkine e Tiranes ajo po vjedh parate tuaja.
Ky eshte nje aktivitet i paligjshem.”
Postimi i plotë:
Kam marre dhjetra telefonata nga qytetare te shqetesuar,biznese apo private,qe konstatojne nje rritje drastike te taksave qe i paguhen Bashkise.
Justifikimi qe Bashkia u jep qytetareve te indinjuar per kete zhvatje te xhepave te tyre eshte se “taksat jane rritur me vendim te Keshillit Bashkiak Tirane”.
Dua te sqaroj cdo qytetar e biznes ne Tirane.
Nuk ka asnje vendim te Keshillit Bashkiak per rritjen e Taksave ne Tirane.
Ajo cfare Bashkia quan vendim keshilli eshte nje Mbledhje e Paligjshme e Keshillit Bashkiak me 6 individe te cilet nuk kane patur mandate te votojne dhe me opoziten qe ka refuzuar te votoje per rritjen e taksave e tarifave.
Kjo paligjshmeri eshte konstatuar dhe nga Gjykata e Tiranes. (Vendimi poshte ne foto).
Kete vendim te Gjykates Tirane,Bashkia refuzon ta njohe dhe ta respektoje.
Kjo situate zhyt ne nje krize paligjshmerie cdo aktivitet te Bashkise Tirane.
Taksat qe sot Bashkia u mbledh jane te paligjshme.
Ftoj cdo qytetare te Tiranes te padise Bashkine e Tiranes per perfitim te paligjshem dhe grabitje te pasurise.
Nje dite drejtesi do te behet dhe Bashkia Tirane do tu ktheje deri ne qindarken e fundit parate qe cdo dite u grabit qytetareve te saj ne menyre te paligjshme.
Padisni Bashkine e Tiranes ajo po vjedh parate tuaja.
Ky eshte nje aktivitet i paligjshem.
Gjykata e Tiranes ka shpallur pavlefshmerine apsolute te ketyre vendimeve dhe te trupes qe i ka “votuar”.