Edhe pse në bankën e të akuzuarit, Sajmir Tahiri e ka ngritur tonin e zërit duke ju drejtuar gjykatës për veprime skandaloze dhe prokurorisë për paaftësi.
Pyetje drejtuar prokurorit mbi zgjatjen e hetimeve për 8 muaj, pa gjetur prova ndaj tij si dhe pronarin e parave te gjetura në makinën e Orest Sotës, i është përgjigjur vet prokurori Hajdarmataj, me një qetësi olimpike.
Pa më të voglin dyshim, ai deklaroi para gjykatës, se paratë e gjetura në makinën e biznesmenit 25 vjeçar janë “shpërblimi” që kushërinjtë e ish ministrit kishin ndaj favoreve të tij.
Madje Hajdarmataj shkojë më tej kur përmendi se Moisi Habilaj personalisht kishte marr përsipër rregullimin e skafit të Tahirit, duke shpenzuar rreth 40 mijë euro në servisin e Brindizit.
Kostumet Hugo Bos si dhe disa bizhu që kalojnë vlerat e mijëra eurove janë provuar sipas akuzës se janë favore ndaj ish ministrit .
I gjendur ngushtë përballë fakteve të bëra të njohura nga prokurori, ish ministri deklaroi se, ai s’ka asnjë lidhje me personat kontigjent penal tashme te arrestuar dhe hetuar dhe se pozitat e tij si ministër politik e mbajnë atë larg tyre. Madje Tahiri nuk njohu as personat e arrestuar për trafik gjatë kohës që ai drejtonte ministrinë e brendshme.
Tahiri akuzohet se për tre vitet e punës si ministër I brendshëm (2013-2015) favorizoi dhe bashkëpunojë me një nga grupet më të sofistikuara në trafikun ndërkombëtare te drogës.