Komisioneri Publik ankimon vendimin për pushimin e vettingut për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë. Ankimimi është bërë pranë Komisionit të Pavarur të Apelimit.
Zonja Fana ka dhënç dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë.
Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes.
Gjithashtu, Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për pushimin e vettingut për ish-prokurorin Sulejman Tola
Njoftimi
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.
Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Natasha Mulaj
Relator: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla
Ardian Hajdari
Sokol Çomo.