BERISHA: Ja kush e ka kryer përgjimin e familjeve të rrezikshme…

0
196

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se materiali i publikuar nga Partia Demokratike është autentik.

Berisha tha se ai është Agron Xhafaj i regjistruar me sukses të plotë, tregon se ai e meritonte 100 herë atë regjistrim, tregon se emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, kalimin e kodit të drogës nga Saimir Tahiri te Fatzi Droga.

“Opozita nuk ka forca që të mbrojë personin që ka bërë regjistrimin, ne s’mund të luajmë me jëtë njerëzish, por ai është një operacion perfekt, i kryer nga segmente të Policisë së Kriminale, të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Fatmir Xhafaj.

Ka një shërbim që mund ta bënte këtë është SHISH, por nuk është i tij. Paralel me SHISH është shërbimi i gazetarëve dhe mediave, megjithatë saktësisht nuk e di se kush e ka bërë përgjimin”, tha Berisha në studion e Neës 24. Sipas Berishës, familja Xhafaj është e dyta më e rrezikshme, sepse ka fuqinë e Ministrit të Brendshëm.

Ish-Kryeministri tha se edhe më parë ka pasur video-përgjime, por unë s’kam thënë që nuk është reale. “Bëri mister Çimka, avokat Ngjela, regjistrimin dhe unë se mohova. Edi Rama montoi ne Pezë regjistrimin që dorëzoi i ndjeri Dritan Prifti. Kurse Ilir Meta, dha dorëheqjen dhe më tha se nuk do të përballej me prokurorët duke qenë zv. Kryeministër. Shkoi mori një nga institutet më të njohura që nxori se regjistrimi ishte i manipuluar 28 herë”, tha Berisha.

Lidhur me video-përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafaj, ish-Kryeministri theksoi se personi X është bashkëpunëtori, kishte bërë disa vite burg në Itali.

“Në historinë e shtetit shqiptar, përveç ekzekutimeve që janë bërë dhe janë regjistruar pas në mënyrë të falsifikuar, falsifikimin më të madh e ka bërë Fatmir Xhafaj, që falsifikoi nenin e ekstradimeve duke i dhënë mundësi të gjithë atyre që kryejnë krime që të strohen në Shqipëri dhe të mos ekstradohen për krimet që kryejnë”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here