Skema e re e pensioneve/ Në fshat dhe në qytet, sa kontribute do të paguajnë të moshuarit

0
187

pension 2014Në model është supozuar që përqindja e kontributit që derdhin të vetëpunësuarit në bujqësi të rritet gradualisht derisa në vitin 2025 masa e kontributit që paguan një i vetëpunësuar në bujqësi të barazohet me kontributin minimal

 Dokumenti i politikave të pensioneve paarshikon një sërë ndryshmesh për mënyrën se si do të paguhen kontribtet dhe sa do të rritetn për çdo vit. Në Skemën e Pensioneve në Shqipëri ekzistojnë dy nënskema, një urbane dhe një rurale. Ka dallime ndërmjet kontribuesve urbanë dhe ruralë, masave përkatëse të kontributit, pagave mesatare mbi të cilat llogariten kontributet. Gjithashtu, ka dallime ndërmjet përfituesve urbanë e ruralë, masave të përfitimeve dhe koeficientit të indeksimit të pensioneve. “Për këtë arsye, programi aktuarial afatgjatë PROST operon me dy modele të ndarë nga njëri tjetri, një për pjesën urbane të skemës së pensioneve dhe një për pjesën rurale të saj. Në secilin prej modeleve skema përkatëse trajtohet si e veçantë, dhe më pas programi jep mundësinë e mbledhjes së rezultateve të të dy modeleve”-parashikon dokumenti për reofrmën e pesnineve. Në skemën urbane përqindja e kontributit për pensione është 21.6% dhe mbetet e pandryshuar për një vit më pas do të fillojë një rritje e lethtë. Në skemën rurale të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut në masa të përcaktuara me VKM çdo vit (e ndryshme për zonat fushore e malore), masa të cilat janë shumë më të vogla se kontributi që derdh një i vetëpunësuar në qytet. Pjesa tjetër e këtij kontributi deri tek kontributi minimal, derdhet nga Buxheti i Shtetit.  Sipas strategjisë së barazimit të kontributit minimal të skemës rurale me atë urbane, në model është supozuar që përqindja e kontributit që derdhin të vetëpunësuarit në bujqësi të rritet gradualisht (me të njëjtën masë reduktohet kontributi që Buxheti i Shtetit derdh për llogari të të vetëpunësuarve në bujqësi) derisa në vitin 2025 masa e kontributit që paguan një i vetëpunësuar në bujqësi të barazohet me kontributin minimal. Në këtë vit, përqindja e kontributit për pensione që derdh i vetëpunësuari në bujqësi do të jetë 21.6% dhe kjo përqindje do të mbetet konstante deri në vitin e fundit të periudhës së parashikimit. Në të dyja opsjnet e propozuara nga Ministria e Mirëqënëies Sociale kontributet e fshatit me ato të qytetit do të barazohen në vitin 2017.

 

Numëri i kontribuesve

Përqindja e numrit të kontribuesve në qytet ndaj popullsisë në moshë pune është supozuar të rritet gradualisht gjatë gjithë periudhës së parashikimit. Raporti i numrit të kontribuesve urbanë me popullsinë në moshë pune rritet gradualisht nga 24.5% të totalit të popullsisë në moshë pune në vitin bazë në 33.1% në vitin 2080.  Numri i kontribuesve në skemën rurale është supozuar në ulje deri në vitin e fundit të parashikimit. Është parashikuar që numri i kontribuesve ruralë në vitin e fundit të parashikimit të jetë sa 40% e numrit të kontribuesve në fillim të periudhës. Arsyet e uljes së numrit të kontribuesve në skemën rurale janë: skema nuk është inkurajuese, lëvizja e popullsisë rurale drejt zonave urbane, niveli i ulët i produktivitetit në fshat dhe kultura e dobët në drejtim të derdhjes së kontributeve për sigurimin e pleqërisë.

 

Indeksimi i pensioneve në fshat dhe qytet

Për pensionet e skemës urbane apo rurale për vitet 2012 e 2013 janë vendosur shifrat reale të rritjes së masës së pensioneve sipas VKM “Për rritjen e pensioneve” për vitet përkatëse. Për vitet në vijim pensionet janë indeksuar sipas inflacionit.   Mosha ligjore e daljes në pension për femrat në skemën rurale është e ndikuar fuqimisht nga numri i nënave më shumë fëmijë të cilat dalin në moshën 50 vjeç. Për skemën e fshatit mosha e femrave është marrë 57.6 sa në vitin bazë. Për sa u përket projeksioneve të opsioneve për reformë, mosha e daljes në pension për femrat në këtë skemë do të rritet gradualisht duke u barazuar me atë të femrave në skemën rurale në vitin 2032.

 

 Fakulteti Filologjik/ Rrokaj: Filologjiku kundër draftit për arsimin e lartë, jo heqjes së Part-Time

Drafti i ri për arsimin e lartë, duhet të vazhdojë të mbështesë Sistemin e Bolonjës. Kështu shprehet për dekani i Fakultetit të Histori Filologjisë, Shezai Rrokaj, i cili thotë se universitetet shqiptare tashmë kanë një përvojë në këtë sistem, ndërkohë që në drafti nuk duhet të cënojë as autonomi thotë rrokaj. Nga ana tjetër ai vlerëson ndërmarrjen e reformës, por në të duhet të merren parasysh propozimet e senatit të Universitetit të Tiranës. “Unë them që universitete shqiptare kanë një përvojë shumë të madhe sot, kanë bërë një rrugë të gjatë, janë futur në kartën e Bolonjës. Duhet ndjekur profili i Bolonjës dhe duhet dhënë autonomia e plotë e universiteteve që nga menaxhimi deri te financa. Për këtë detyrimisht qeveria duhet të ketë guximin për të dalë përtej kornizave të përcaktuara nga ligji i buxhetit të shtetit, i cili e trajton universitetin si institucion të varësisë dhe jo si një institucion i pavarur- “tha  Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit të Histori Filologjisë.  Dekani shprehet se edhe Sistemi part-time nuk mund të hiqet. Ai nuk e ka cënuar ciklin me kohë të plotë. Nga ana tjetër ky është një cikël që ofron të ardhura të konsiderueshme për institucionet e arsimit të lartë. Ai thotë se është e nevojshme një reformin i degëve që ofrojnë universitetet. ”Sistemi partime nukë shtë ai që i kundërvihet reformës dhe cilësisë të universiteteve. Problemi është se ne hapim sisteme, i hapim dyert pa i subvjencionuar. Qeveritë kanë dashur të masivizojnë këtë por pa e mbështetur këtë me mjetet përkatëse dhe nga ana tjetër kanë kërkuar që të rritet cilësia në Universitete”-thekëson Rrokaj. Ndërkaq në një qëndrim të unifikuar këshilli i Fakultetit të Histori Filogjisë është shprehur edhe kunëdr rritjes së tarifës së rregjistrimit të studentëve,  apo dhe heqjes së të drejtës që kanë studentët për të zgjedhur drejtuesit e fakulteteve.