Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Shefes së Departamentit të Gazetarisë, 3 sekserëve dhe një studenti pak kohë më parë në Elbasan, një tjetër sekser është arrestuar gjatë ditës së sotme në kuadër të operacionit ‘Dekani’.
Në pranga ka përfunduar 43-vjeçari Gëzim Qytyku, pasi dyshohet se ka qenë sekser dhe ndaj tij është bërë ekzekutimi i urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata e Elbasanit.
Personat e arrestuar akuzohen për “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.
Të arrestuarit pak kohë më parë:
1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.
3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.
4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.
5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.
6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.
7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.