Shpërthen Vasili: “Ditë e zezë për Shqipërinë, kryeministër i paaftë, mizor, grabitqar, e quan normale që..”

0
315

Nga: Petrit Vasili

Nuk duhet të zhbëhemi.

367 mijë shqiptarë aplikojnë për lotari amerikane, akuza më e tragjike për Kryeministrin antipopull.

Qindra mijëra shqiptarë duan të ikin nga Shqipëria, ndërsa shqiptari i lig, që qeverisë vendin e quan më se normale.

Ditë e zezë për Shqipërinë.

Akuzë më të tmerrshme se kjo nuk mund të ketë. Qindra mijëra shqiptarë akuzojnë direkt kryeministrin. Kryeministrin e paaftë, shpirttharë, mizor, grabitqar, që e quan normale, që shqiptarët ikin me mijëra e mijëra.

Kryeministrin që urren njerëzit e këtij vendi aq sa edhe armiqtë më të egër të shqiptarëve do ta kishin zili.

Në qindra mijëra, që ikin janë të gjithë shqiptarët aty, intelektualë, qytetarë të zakonshëm, njerëz të varfër që iu është vrarë çdo shpresë, të rinj, të reja.

Shqipëria që shkretohet përditë nga pasuria me e çmueshme e saj që janë njerëzit e saj.

Çdo fjalë më shumë është pa vlerë. Të mbrojmë njerëzit e bukur të vendit tonë të bukur nga njeriu i zi. Ky është mision për të gjithë.

Nuk duhet të zhbëhemi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here