Nje i ri 20 vjecar ka plagosur me thike dy shoke te tij, pas nje sherri ne ambientet e nje lokali. Ngjarja ka ndodhur ne Kuçove, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia. Mesohet se ne pranga eshte vene shtetasi Llazar Ziu. “Ky shtetas në ambientet e një lokali në lagjen “Tafil Skëndo”, për motive të dobëta, ka goditur me grushta dhe mjet prerës (thikë), shtetasin E.K, 20 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”. Gjatë grindjes i dyshuari ka goditur me mjet prerës dhe shokun e tij shtetasin R.B, 17 vjeç, banues në Tapi”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.