Shkatërrohet një organizatë kriminale shqiptare në Spanjë. Banda e drejtuar nga dy shqiptarë, një djalë dhe një vajzë ishte e specializuar në grabitjen e banesave.
Guardia Civil, që ka bërë hetimin dhe më pas arrestimet, ka bërë të ditur se dy kapot e organizatës janë S. K., 35 vjeç dhe A M., 29 vjeçe.
Arrestimet e këtyre të dyve dhe disa shqiptarëve të tjerë janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Banesë’.
Grupi i shqiptarëve akuzohet për të paktën 43 grabitje në disa zona në jug të Spanjës.
Sipas Guardia Civil, shqiptarët ishin të specializuar në grabitjen e banesave. Në raste kur ata gjenin njerëzit në shtëpi, i kërcënonin me armë.
Rasti i fundit ka qenë kur shqiptarët kanë kërcënuar me armë një çift dhe djalin e tyre vetëm 10 vjeç.
Zakonisht banda shqiptare merrte bizhuteritë e sendet me vlerë, e jo gjëra me volum të madh.