INTERVISTA/ Çfarë rrezikon Shqipëria?! Harxhi zbardh prapaskenat e marrëveshjes detare Shqipëri-Greqi

0
1217

Ish-Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Edit Harxhi analizon në një intervistë për “standard” të gjitha prapaskenat lidhur me marrëveshjen detare që pritet të përmbyllet këtë fund muaji mes vendit tonë dhe Greqisë. Harxhi argumenton se kjo marrëveshje vjen në  kohën e papërshtatshme dhe në mënyrën jo të duhur, duke vënë theksin tek nxitimi i panevojshëm në përmbylljen e saj. Duke komentuar qëndrimet e deritanishme për këtë çështje, në mungesë të një drafti të marrëveshjes, që deri më tani është mbajtur okult, Harxhi komenton rreziqet që i kanosen vendit, sidomos prekjen e sovranitetit. Duke mbetur tek kjo pikë, si specialiste e fushës, Harxhi flet mbi rrezikun që bazohet mbi deklaratat e burimet e vendit fqinj, sipas të cilit Shqipëria mund të humbë zonat e Jon 4 e Jon 5.  Po ashtu ajo flet mbi hilen e palës shqiptare në këtë marrëveshje, ku përtej mungesës së transparencës, rëndit edhe mungesën e institucioneve. Kështu  edhe në rast se do ketë objeksione mbi marrëveshjen nga grupe të caktuara interesi, ato nuk mund të adresohen askund brenda vendit, pasi Gjykata Kushtetuese është në pamundësi për të shqyrtuar çështjen.

 

Intervistoi: Gëzim Saliu

Cili është mendimi juaj në një këndvështrim të përgjithshëm mbi çështjen e marrëveshjes së ujërave territorial mes Shqipërisë e Greqisë që pritet të mbyllet brenda këtij muaji?

Marrëveshja e ujërave territorial mes Shqipërisë e Greqisë nuk vjen në momentin e duhur dhe kjo është për disa arsye. E para sepse ka një ncxitim shumë të madh nga pala shqiptare për të kapur datën 28 qershor ëqë lidhet me hapjen e negociatave duke pasur parasysh faktin se gjithnjë është aluduar që Greqia mund të mbante peng Shqipërinë e Maqedoninë për dy çështje kapitale e shumë të rëndësishme, për Maqedoninë ishte çështja e emerit e për Shqipërinë ishte çështja e delimitimit rtë ujërave.

Por sipas jush diskutimi sipas të cilit Greqia ka bllokuar votën ndaj Shqipërisë me kushtin e marrëveshjes detare më së shumti ka qenë një diskutim mediatik apo…

Kjo ka qenë tërësisht mediatike pasi nuk ka asnjë provë se Greqia do të bllokonte integrimin e Shqipërisë. Në këtë moment kemi nujë qeveri në Greqi që ka  qenë e hapur për të diskutuar çështje që nuk janë diskutuar. Duhet ta themi të drejtën që Ciprasi është treguar më I hapur gjatë kësja periduhe sde sat ë gjithë paraardhësit e tij sa i përket çështjeve që kanë ,mbetur pezull me vendet fqinje. Madje pati edhe një viztë të Erdogan përpara disa muajsh, gjë që nuk kishte ndodhur gjithë këto vite. Pra dua të them se nxitimi është pika e parë pse të bënë të dyshosh ne një marrëveshje të tillë, pse mendon se është një arrëveshje shumë e shpejtë.

E dyta është fakti se kjo marrëveshje vjen pas shumë diskutimesh që janë bërë nga nivele të ndryshme në Shqipëri, që nga shoqëria civile tek akademikët, politika e parlamenti dhe opozita që e ka ngritur çështjen e shpejtësisë dhe transparencës së marrëveshjes. Mbasi është diskutuar shumë, vetëm më pas ministri i Jashtëm u bind që të bëjë detyrën e tij dhe të shkojë ti kërkojë autorizimin Presidentit të Republikës, mbas disa kërkesash që kishte bërë Presidenti, ku duhet theksuar se i kishte të gjitha të  drejta kërkesaa e tij në lidhje me përcaktimet se cfarë do diskutohej në negociata dhe se kush do ishte ekipi që do negocionte.

E treta që ka të bëjë me nxitimin është edhe fakti se në momentin që kanë filluar diskutimet zyrtare mes dy delegacioneve, janë bërë vetëm dy takime zyrtare. Me dy takime nuk mund të mbyllet një marrëveshje që ka 27 vjet pezull . Flas 27 vjet që nga koha kur kemi hapur dyert e pluralizimit.  Është e vërtetë përshembull që marrëveshjen me Italinë e kemi mbyllur në vitin 1993 por ajo marrëveshje është diskutuar disa vite me rradhë. Pra këtu mbetet përsëri okulte, sepse me dy takime nuk arrij të kuptoj se si është përcaktuar, sepse nuk është thjesht përcaktimi në hartë, pasi aty ka edhe një përcaktim politik.

Më pas vijmë në pikën e dytë, ku për mua përveç nxitimit ka një hadikap të madh pse nuk është ky momenti për ta kaluar në Parlament. Se kuptohet se që në momentin kur kryeministri kërkon nga Presidenti plotfuqishmërinë, që është momenti i dytë kur Presidenti ndërhyn për një marrëveshje të këtij lloji , do të thotë që marrëveshja është gati, është në tryezë. E para duhet të dimë nëse Presidenti e ka marrë këtë draft, këtë marrëveshje në dorë dhe ka arritur që të japi edhe ai objeksionet e tij për këtë marrveshje. E dyta, a nuk është normale që kjo marrëveshje të hidhet për një diskutim publik . Ky i fundit nuk bëhet për 1, 2 apo 3 ditë, por diskutimi publik do muaj të tërë pasi grupe të tëra interesi të cilat vijnë nga të gjtiha fushata, shoqëria civile, eskpertë, ushtarakë, ish-ushatrakë, politikanë, opozita duhet patjetër të japin objeksionet e  saj për këtë diskutim të mahd për një çështje të tillë kapitale.

 

Gjithnjë e më shumë, jo vetëm nga opozita, por edhe nga shoqëria civile e më gjerë, ekspertë të fushës, ka pasur kritika të mëdha për “fshehtësinë’ me të cilën ka vepruar qeveria në këtë marrëveshje, duke mbajtur në errësirë publikun shqiptar. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë pikë?

 

Kjo ka të bëjë me pjesën okulte të marrëveshjes. Në qoftë se kërkohet plotfuqishmëria nga Presidenti më parë duhet të ishte një situatë normale, pasi aktualisht po ndodh krejt e kundërta.  Institucionet kushtetuese nuk funksionojnë, atëherë ne biem në një pikë të mbrapshtë. Përpara disa muajsh në një debat publik që kam qenë unë me dia opinionistë në një nga mediat shqiptare është diskutuar marrëveshja e detit. Dhe një ekspert që vinte nga një universitet privat i Shqipërisë tha faktin se marrëveshja do të mbyllet para Integrimit , para hapjese së negociatave dhe do të bëhet në një moment kur Gjykata Kushtetuese nuk do të funskionojë. Këtë e keni me rekorde në një nga mediat publike shqiptare. Pra ajo ka qenë e anticipuar, e pritur.

Cili është opinion juaj për situatën aktuale ku ndodhet Gjykata Kushtetuese, duke marrë parasysh marrëveshjen që po shkon drejt përmbylljes mes Shqipërisë e Greqisë?

 

Mos pasja e një Gjykata Kushteuese është një rrezik shumë i madh për një marrëveshje të tillë ose për marrëveshje të mëdha ndërkombëtare që prekin dy vendet që nuk kanë qenë dy vende në harmoni perfekte me njëri tjetrin por që kanë pasur këto probleme të mbartura.  Në rast se ne do të marrim për bazë marrëveshjen e 2012-ës ajo marrëveshja është hedhur poshtë nga opozita atëherë me arsye që kishin të bënin me transparencën , dhe një tjetër shumë e rëndësishme ,ishte fakti që ajo u çua në atë kohë në  Gjykatë Kushtetuese. Atëhere sot në qoftë se opinion publik apo grupe interesi shqiptare do të kenë një objeksion dhe do të duan ta çojnë në Kushtetuese, marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë, ku do ta cojnë ankimimin e tyre?  Nuk ka asnjë institucion kushtetues ku ta çojnë…

Po nga ana tjetër është Parlamenti që do votojë…

Parlamenti nuk e ka fuqinë për të bërë diçka të tillë, sidomos Parlamenti i sotshëm, sepse ai nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve sepse përveç zenkave dhe debateve për interesa politike,  nuk ka kaluar edhe deri sot që nuk kalon asnjë ligj me votim të përbashkët, me sa mbaj mend ligji i fundit që është kaluar në unanimitet ka qenë reforma në drejtësi. Kur ky Parlament nuk është përfaqësues, si mund të kalojë një marrëveshje kaq të rëndësishme me 71 vota nga qeveri aktuale që ka numrat në Parlament, pavarësisht se për mua e shumë të  tjerë nuk është parlament përfaqësues e mbi të gjtiha askush nga grupet e interesit nuk e ka të drejtën ta çojë në Gjykatë Kushtetuese sepse nuk ka kuorum Gjykata.  Ka mbetur vetëm kryetari dhe një apo dy gjykatës dhe këtu ne jemi një pikë që ajo Gjykatë është nul. Këtu mund ti lindi e drejta e dikujt nga Shqipëria që këtë çështja ta çojë në Gjyakatë të Strasburgut. Kjo mund të shkojë në Gjykatën e të drejtave të Njeriut për mos përfaqësim ose të çohet në Gjyakatën e Hagës ose në arbirtazh ndërkombëtar.  Këtë mund ta bëjnë edhe grupe interesi në Shqipëri. Por kur nuk funksionojnë institucionet Kushtetuese, kjo marrëveshje  për mua është nul pasi populli është i papërfaqësuar në këtë rast.

Ju thatë se grupe interesi mund ta dërgojnë marrëveshjen në në Strasburg. Në rast se kjo ndodh, çfarë pasojash ka?

Në Strasburg nuk mund të dërgohet thjesht konteksti i marrëveshjes , në qoftë se do dërgohet, do dërgohet  për  procedurë, pra për mos funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe natyrsisht do duhen jurist shumë të hollë në mënyrë që të arrinjë të përpilojnë një material për ta çuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut.  Por për mua ka edhe një pikë të tretë shumë të rëndësishme se pse për mua kjo marrëveshje është okulte. Përvec nxitimit, plotfuqishmërisëm, mungesës së transparencës për mua është një hile shumë e madhe, dhe kjo lidhet me faktin se çfarë diskutohet në këtë marrëveshje.

Pala greke ka qenë super transaprente në këtë pjesë, mediat greke kanë shkruar pa fund për këtë çështje, kryeministri dhe ministri i Jashtëm kanë qenë disa herë në parlament për të diskutuar për këtë marrëveshje, është diskutuar në komisione parlamentare , është bërë temë bisedimesh mes ministrit të Jashtëm grek dhe ministrave të Jashtëm të vendeve të tjera, ashtu sic ka ndodhur me marrëveshjen e  Maqedonisë në të njetën kohë. Ndërsa pala shqiptare nuk ka bërë asgjë nga këto. Pra ne sot flasim apriori, ne nuk dime cfarë përmban ai draft që thuhet se është i përfunduar ose sic ishte deklaratat e para dy tri ditëve e ministrit të Jashtëm i cili thoshte se cdo gjë është e përfunduar  dhe po zgjidhim çështje që kanë shumë e shumë vite të mbartura. Pra kjo marrëveshja na vjen së bashku me një apendiks tjetër që mund të jetë ligji i luftës, ligji i luftës me ose pa përmbajtjen e çështjes çame

Në këtë pikë, kalojmë një në marrëveshje që mund të sjellë debate të forta në vend…

Kjo do jetë jashtëzakonisht e paleverdisshme për shqiptarët, do krijojë një zhurmë të madhe  për publikun shqiptar që tashmë është i ndezur me problemet e brendshme, dhe tjetra që mund të përmbajë është edhe çështja e shumë e debatuar eteksteve të historisë që grekët kanë kërkuar që të hiqet çdo lloj emëritmi i çështjes çame brenda librave të historisë. Kjo është njësoj sikur Turqia të kërkojë nga historia e Greqisë të hiqet çdo lloj termi që ka të bëjë me Izmirin, në të cilët grekët janë largua dhe janë larguar pas një luftë shumë të ashpër me turqit. Mund ta bëjnë grekët këtë? Asnjëherë… Pra si mund të kërkohet kjo gjë nga Shqipëria..

Ka edhe një moment tjetër shumë të veçantë. Në qoftë se i vendosim të dyja marrëveshjet si me Maqedoninë edhe Shquipërinë, përsëri qeveria maqedonase ka qenë shumë më e hapur me publikun maqedonas se sa qeveria shqiptare. Kjo sepse kryeministri Zarev pasi dhe “ok”-in për emrin e ri të Maqedonisë, ai ka hedhur idenë e referendumit. Unë kam disa muaj që them që marrëveshje të tilla si ajo mes nesh e Greqisë nuk mund të zgjidhen pa referendum mbarë popoullor. Por Zaevi ndryshe nga qeveria jonë e kupton këtë gjë dhe ka hedhur idenë e një referendumi popullor, se ja ku doli,  Presidenti e ka bllokuar aktualisht çështjen e emrit. Kjo nuk do të thotë se Presidenti i Shqipërisë duhet ta bllokojë për të njëjta arsye sepse çështjet ndryshojnë, për këtu ka të bëjë me mungesën e plotë të transparencë nga ana e qeverisë. Në moment kur mungon Gjykata Kushtetuse, kur nuk ka asnjë ide për referendum atëherë unë  them m e bindje se kjo është një marrëveshje jo transaparente që vjen në kohën e mënyrën e gabuar dhe do thoja me një ekip i cili ka dyshimet tij.

Mund të na hidhni më shumë dritë mbi këto dyshime. Për çfarë bëhet fjalë përkatësisht?

Po. Janë anëtarë të ekipit që janë përfolur për probleme me drejtësinë në Shqipëri, por edhe me inteligjencën ndërkombëtare. Njerëz që fare kollaj  mund të ishin hequr nga ajo listë dhe të ishin zëvendësuar me të tjerë të cilët nuk kanë pasur probleme dhe nuk krijonin dyshime. Ose nga ana tjetër mund të hapej edhe grupi negociator dhe grupi negociator mund të kishte edhe një përfaqësues nga opozita e Shqipërisë . Pse nuk u pyet zoti  Basha për këtë çështje? Jam e sigurt se në rast se kryeministri do ta kishte pyetur, mund të kishte caktuar dikë në grupin negociator ose vetë zoti Basha mund të kishte qenë i gatshëm të kishte opinionet e objeksionet e tij pasi ai ka qenë pjesë e marrëveshjes së mëparshme. Mazhoranca e sotme po shkel më këmbë atë që ka thënë më parë në 2012-ën dhe mungesa e transparencës bën të dyshosh se aty fshihet diçka më shumë.

Për cfarë dyshimesh e keni fjalën?

Unë nuk e kam lexuar draftin e marrëveshjes por në rast se është e vërtetë se aty diskutohen koordinata të tjera përveç 150 kordinatave që janë negociuar më parë , në qoftë se është e vërtetë që është ajo që kanë thënë grekët që para disa muajsh që ata do të përfitojnë territorin e gazit në shelfin kontinental atëherë do të totë se këtu kemi një shkelje shumë të rëndë të sovranitetit të Shqipërisë sepse ujërat territoriale janë pjese e sovranitetit të vendit. Atëherë kur preket sovraniteti, duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese ku të dërgohet ankimimi, dhe jo thjesht një Parlament.

Në rast se është e vërtetë që grekët kanë arritur të realizojnë ambicien  e tyre në zonën e Jonit dhe Adriatikut, atëherë do të thotë që ata futen jo vetëm në sovranitetin e Shqipërisë, por këtu diskutohet dy zonat kryesore naftëmbajtëse , Jon 4 e Jon 5. Këto të fundit në të gjitha arkivat e ministrisë së Punëve të Jashtme deri në vitin 2013 kur unë kam lënë detyrën e zv ministres së Jashtme rezultojnë jo vetëm pjesë e territorit e Shqipërisë, por arsyeja që ka lindur debate për një marrëveshje ujërash është bërë se grekët në atë kohë sillnin pa fund notat verbale në ministrinë e Jashtme dhe thoni që kompania që bënte kërkime në Jon 4 e Jon 5 shkel territorin grek. Ata e thonin vetë haptazi dhe kjo është në arkivat e ministrisë. Jon 4 e Jon 5 kanë qenë gjithnjë zona ku është bërë kërkim në territorin shqiptar. Kompania që ka bërë kërkim ka qenë e licencuar nga ministriae Energjisë në atë  kohë. Pra unë uroj shumë që këtu mos jetë luajtur me zonat ekonomike që janë kryesore , sepse ato përcaktojnë hapësirën ku shkon deti territorial dhe e dyta cili parim është marrë për bazë; ai i “equity” që është parimi i barazlargësisë apo do jetë parimi  i negocimit. Nëse shkon kjo me negocim, atëherë bëhet si treg rrobash. Atëhere i bie që ti me jep kaq e unë të jap kaq, ti më jep ligjin e luftës e unë po të jap detin. Kjo nuk hyn ne negociata.  Çështjet e marrëveshjes e ujërave janë të zgjidhura në 90 % të tyre nëpërmjet barazalargësisë, equity.

Dyshimi mbi zonat e Jon 4 e Jon 5 është një dyshim i mbështetur sipas jush vetëm mbi artikuj mediash apo ka edhe burime të tjera…

Ky dyshim vjen nga mediat greke, nga ministri i Energjetikës dhe madje ka pasur ngacmime të këtij lloji edhe ministri i Jashtëm grek, edhe nga kryeministri Cipras ka pasur deklarata, edhe nga autoritet të pavurura që kanë bërë kërkime për shumë vite në detin Jon e Adriatik dhe për këto arsye nuk më duket thjesht një çështje abuzive në media. Në rast se është e vërtetë qe Greqia merr Jon 4 e Jon 5, në rast se kjo do shkojë në bazë të atyre që janë përfolur në këto muajve sipas së cilave ne marrim gazin e ju detin, atëherë kjo nuk është më një marrëveshje. Ne marrim ata që na takon, prandaj duhet të zbatohet gjithmonë parimi i barazlargësisë.

Po në këtë marrëveshje, me këto përcaktime të reja, mos përfshihet edhe Italia?

Absolutisht që po, në Jon 4 e Jon 5. Këtu sjell në vëmendje një detaj interesant. Ka  pasur një takim mes kryeministrit grek Cipras e ish-kryeminsitrit italian Gentiloni në Romë, në të cilën është folur për mundësinë e një marrëveshjejeje treshe. Pra grekët kishin shkuar aq larg sa të flisnin me Italin për një marrëveshje trepalëshe, edhe pa palën shqiptare në diskutim. Është një deklaratë e t dy kryeministrave dy muaj më parë ku ata paralajmëronin për mundësinë e një marrëveshjeje trepalëshe. Në rats se është shkelur hapësira territoriale shqiptare, atëhere cënohet edhe parimi i depozitimit nga ana e palës greke , kjo pasi greqia e ka detin territortial të përcaktuar 6 milje detare. Shqipëria e ka 12 milje e ndërsa edhe Turqia e ka 6 milje detare. Dhe çdo tentativë për të zgjeruar jashtë 6 miljeve detare do të ngrejë apetitet e vendeve të tjera dhe jam e sigurt që Greqia nuk do qëndrojë e qetë, jo vetëm nga Turiqa por edhe nga vende të tjera që nuk e kanë negociauar ende çështjen e ujërave territoalë si Egjipit, Izraeli, Qipro dhe Libia. Këto shtete presin pikërisht Shqipërinë, se cfarë do ndodhë me këtë, nëse vendi do ta japë me një negocim të thjeshtë , do të thotë se kemi hyrën në kalenda të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here