Deputetja Malaj në Parlamentin Çek: Turp për kryeministrin tonë që etiketon dhe censuron median…

0
153

Deputetja e LSI dhe ish zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj qënë  e ftuar mes deputeteve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Slloveni, Kosovës, dhe deputetëve Çek, për lirinë e medias dhe shtypit. Malaj ka theksuar se eshte nje e keqardhje per vendin tone por jo vetem, kur dëgjon në fjalën e përfaqësueseve të Këshillt të Europës, se disa kryeministra të vendeve të Eurpës Juglindore, përfshi kētu edhe kryeministrin e Shqipërisë, merren si model negative nē lidhje me trajtimin dhe etiketimin e medias dhe vendosjen e një modelit censure. 

Postimi i plotë: 

Media e lirë dhe demokracia, kryefjalë e lirisë së mendimit! Me ftesë të Parlamentit Çek u mbajtë dy ditë në Parlamentin Çek, takimi mes deputeteve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Slloveni, Kosovës, dhe deputetëve Çek, për lirinë e medias dhe shtypit, si një nga prijoritet më të rëndësishme të hapjes së negociatave , për t’i dhënë shance çdo vendi demokratikë ,që të ndërtoj dhe realizon lirinë e medias dhe të mendimit të lirë. Ndjen dhimbje dhe keqardhje kur dëgjon në fjalën e përfaqësueseve të Këshillt të Europës , se disa kryeministra të vendeve të Eurpës Juglindore , përfshi kētu edhe kryeministrin e Shqipërisë, merren si model negative nē lidhje me trajtimin dhe etiketimin e medias dhe vendosjen e një modelit censure , që nuk është aspak demokratik dhe i lirë, duke goditur median on- line dhe format e tjera të medias. Europarlamentarët dhe zonja Spineli , drejtuesit e panelit , thanë që vendet që kërkojnë të integrohen në familjen Europiane duhet të jenë të vendosur për mbrojtjen e të drejtës së ligjit dhe fjalës së lirë! Dhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja e madhe për marrjen e të drejtës dhe hapjes së negociatave, ne të gjithë, duhet të punojmë shumë për të zbatuar ligjin, që të ndërtohet shteti i së drejtës , duke mbështetur lirinë e shtypit e të drejtën për informim , pa asnjë hezitim dhe në emër të të drejtave të njeriut, si detyrim Kushtetues! Kemi shumë punë për të mbështetur dhe respektuar ligjin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here