Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në seancën e parlamentit është shprehur se mazhoranca gjermane ka vendosur që jo vetëm të mos hapen negociatat për Shqipërinë, por do ti vendoset edhe një ekip kontrolli, pasi Edi Rama ka gënjyer për të gjitha.
Basha u shpreh se vendimi gjerman është marrë mbrëmjen e djeshme dhe Edi Rama është informuar për këtë gjë.
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës në parlament:
Mbrëmë, vetëm pas takimit Merkel-Makron, kristiandemokratët dhe socialdemokratët gjermanë kanë marrë një qëndrim për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë.
Ashtu si Edi Rama e di fare mirë, lajmi nga ky rakordim është më keqi që shqiptarët prisnin, por është verdikti gjerman është vendimi i mazhorancës gjermane.
Edi Rama ka gënjyer, nuk i ka bërë detyrat, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
Në këtë rezolutë për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një kontroll sepse Edi Rama ka gënjyer deri më sot